Një pasion për dysheme të jashtëzakonshme, një vizion që rritet.
First Floor nisi rrugëtimin e tij tetë vite më parë, me një dashuri të veçantë për drurin dhe me një bindje të thjeshtë: cilësia e vërtetë fillon nga korrektësia ndaj klientit.
15+
Vite eksperiencë
120+
Modele në katalog
800+
Projekte të dorëzuara
25
Vite garanci max
Historia jonë
Nga një familje – për çdo familje.
Që nga dita e parë, jemi rritur hap pas hapi, duke ndërtuar marrëdhënie, duke zgjeruar hapësirat tona dhe duke u bërë pjesë e projekteve gjithnjë e më të veçanta në Shqipëri. Por, pavarësisht rritjes, një gjë ka mbetur e pandryshuar — mënyra jonë e të bërit biznes: me përgjegjësi, përkushtim dhe respekt për çdo klient që na beson hapësirën e tij.
Sot, First Floor Concept është kapitulli i ri i këtij rrugëtimi. Një hap përtej parketit, drejt një vizioni më të plotë për interiorin — ku materialet, format dhe detajet bashkohen për të krijuar ambiente me karakter dhe jetëgjatësi.
Sepse për ne, një hapësirë e bukur nuk është thjesht ajo që duket bukur. Është ajo që ndihet si shtëpi.
Historia jonë
Çfarë na bën të ndryshëm.
Cilësi premium
Esenca europiane dhe finitura të avancuara në çdo koleksion.
Asistencë e plotë
Nga këshillimi te instalimi me mjeshtra të specializuar.
Ekipi i vet
Mjeshtrit tanë trajnohen për teknika moderne instalimi.
Përgjegjësi
Dru nga pyje të menaxhuara me përgjegjësi (FSC).
Gati për projektin tuaj?
Vizitoni showroom-in tonë në Tiranë ose na kontaktoni për mostra falas dhe konsulencë teknike.